Policia raportoi për përdhunim, flasin familjarët: Ja çfarë u bënë fëmijëve tanë!

Familjarët e dy të miturve që u dhunuan nga dy më të rritur në Vlorë kanë treguar se si ka ndodhur ngjarja. Prindërit e dy të vegjëlve të dhunuar thonë se fëmijët ishin duke luajtur kur janë joshur nga adoleshentët.

“Fëmijët ishin duke luajtur në oborrin e shtëpisë së një shoku, kur i janë afruar dy djemtë e tjerë. Ata i kanë joshur dhe i kanë çuar në oborrin e shkollës “Teli Ndini”­ tregojnë familjarët. Sipas tyre, atje fëmijët janë dhunuar, u janë kërkuar lekë, duke u kërcënuar, madje edhe janë detyruar të pijnë duhan me forcë. Sipas prindërve, fëmijëta janë ende të traumatozuar për atë që u ndodhi.

“Ata mundën të largoheshin e të shpëtonin”­ thonë ata, duke shtuar se sipas fjalës së mjekëve dhe ekspertizës “nuk është arritur përdhunimi”.

LEXO DHE :  Petrit Vasili: Rama po i rrëmben floririn shqiptarëve

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, kur dy të mitur, njëri 14 vjeç dhe shoku i tij 11 vjeç, siç lajmëron Policia, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6­ vjeçarë, raporton ‘Panorama”. Por Policia i është referuar kallëzimit që i ka ardhur në Komisariat, teksa aktekspertimi sot ka treguar se fëmijët nuk ishin përdhunuar, pra ngjarja ka mbetur ne tentative.

Policia, pasi i ka marrë në pyetje, ka bërë arrestimin e 14 ­vjeçarit F.N, ndërsa për 11­ vjeçarin, çështja e tij i është lënë Gjykatës së Vlorës për të mitur që të vendosë për të. Mësohet se dy djemtë, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen “Partizani”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.