Policia publikon pamjet e shpëtimit të shoferit që ra në Shkumbin: Drejtonte mjetin i dehur

Policia e shtetit ka publikuar pamjet e shpëtimti të 30-vjeçarit i cili po drejtonte furgoni nnë gjendje të dehur dhe ka përfunduar në lumen Shkumbin, në aksin Librazhd-Elbasan.

Policia njofton se ka qenë rripi i sigurimit që ka shpëtuar 30-vjeçarin.

Njoftimi i plotë i Policisë Rrugore:

Policia Rrugore, Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit, forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës u bë e mundur nxjerrja nga lumi e drejtuesit të mjetit, i cili u transportua menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l

LEXO DHE :  Beograd/ Parulla në paradën LGBT: Shqiptarët janë vëllezërit tanë!

Përfundoi në lumin Shkumbin/Policia jep detaje dhe publikon pamjet e aksionit të shpëtimit të 30 vjeçarit. Pas spitalit e pret… on Vidnews.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia rrugore e Elbasanit falënderon qytetarët për njoftimin në kohë për aksidentin e ndodhur, banorët që u angazhuan dhe kontribuuan në nxjerrjen nga lumi të 30 vjeçarit, si dhe apelon edhe njëherë për drejtuesit e automjeteve që të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit , e më keq akoma në gjendje të dehur, pasi destinacioni dhe jeta e tyre vihet në rrezik, por edhe jeta e përdorueseve të tjerë të rrugës./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.