Policia procedon penalisht Bashën dhe 12 deputetë të PD
E Martë 25 Prill 2017, 14:02
Dritare.net
Njoftimi
Më datë 24.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Lulëzim Xhelal Basha, Sekretar Arben Petrit Ristani, deputetët Oerd Eqrem Bylykbashi, Gerti Jusuf Bogdani, Flamur Dalif Noka, Eduart Hazbi Halimi, Gent Hysen Strazimiri, Asllan Shaban Dogjani, Igli Latif Cara, Kastriot Selman Islami, Genc Stefanaq Pollo, Keltis Kujtim Kruja, Edi Antonin Poloka, sepse në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P.