Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia i rrethon shtëpinë, pritet arrestimi i Albin Kurtit

Policia i rrethon shtëpinë, pritet arrestimi i Albin Kurtit
Mëngjesin e kësaj të mërkure, Policia e Kosovës ka rrethuar banesën e Albin Kurtit, ndaj të cilit është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që të paraqiten në gjykim, pasi akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte caktuar të mbahej më 10 tetor, por u shty në mungesë të Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit.

Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.

Në seancën e kaluar kishte munguar edhe deputetja-dëshmitare Flora Brovina, për të cilën gjithashtu ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim./L.P./Dritare.net