Policia arreston tre persona dhe shpall në kërkim tre të tjerë, për krim zgjedhor

Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë për veprat penale, kundër procesit zgjedhor. Mësohet se janë arrestuar: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., dhe janë shpallur në kërkim: L.M., R.N. dhe B.P.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja. Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale”, njofton policia.

LEXO DHE :  Plagoset rëndë gjatë ndeshjes, vdes boksieri rus

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”,- njofton policia./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.