Polici qëlloi veten me armë, pas debatit me bashkëshorten
E Mërkurë 22 Qershor 2016, 09:09
Dritare.net
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” dhe mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Të njëjtat burime thanë se fillimisht u dyshua për një ngjarje aksidentale, duke mos e përjashtuar mundësinë që pistoleta mund të kishte bërë shkrepje të pavullnetshme, kur 41 vjeçari hiqte uniformën. Por, nga hetimi ka rezultuar se nuk bëhej fjalë për ngjarje aksidentale, pasi shkrepja e armës duket se ka qenë e qëllimshme, nisur edhe nga fakti se plumbi ka kaluar shumë pranë zemrës. Policia tha dje se në momentin që ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodhej vetëm efektivi Çeça dhe e shoqja, e cila sapo ka dëgjuar krismën e armës, është futur në dhomë ku ka parë të shoqin të gjakosur.