Një këngëtare e njohur në Ukrainë është sulmuar ashpër nga fansat e saj, pas publikimit të klipit më të fundit muzikor. Këngëtarja 34 vjeçare, Anna Sedokova nxiti akoma më shumë kritikat e fansave me postimet në rrjetet sociale . Në postimin e saj të fundit ajo publikoi videon e një modeleje armene të veshur vetëm me brendshme, ku në sfond kishte këngën e saj. Ajo kërkonte që audienca e meshkujve ta shpërndante videon sa më shumë, shkruan Daily Mail. Pas kësaj kritikat plasën në rrjet duke e krahasuar videon e Anës me një video porno.“Ana po poshtëron veten dhe fëmijët me këtë video porno”, shkruante një fans./dritare.net