Po-ja gjermane për negociatat/ Ndër 9 kushtet, zgjedhjet lokale
Dritare.net
Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se mes deputetëve të grupit më të madh politik, CDU/CSU, në Gjermani, po diskutohet një paketë me 9 kushte për t’i thënë “PO”, Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel.
Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë”
- funksionimi i Gjyktës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese
- miratimi i reformës zgjedhore;
- implementimi i reformës zgjedhore;
- ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;
- ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;
- vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,
- rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve "peshq të mëdhenj";
- përparime në reformën e administratës publike;
- sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
/dritare.net