Plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti nesër!

Ditën e sotme vendi u përfshi nga reshje të dobëta shiu, por edhe për ditën e nesërme priten reshje të dobëta shiu pothuajse në të gjitha qarqet. Sipas IGJEUM  nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7-14 °C, në vendet e ulëta: 5-14 °C dhe në vendet malore: 0-6 °C.

RESHJET
Sot pasdite (e premte dt.18) dhe nesër (e shtunë dt.19) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër sot pasdite në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate (me kohëzgjatje të shkurtër).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në Veri, të cilat mund të zbresin deri në kuotën 600 m.

LEXO DHE :  Vdekja e dy punëtorëve/ Basha: Rama i pashpirt e arrogant

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 14 °C
në vendet malore: 0 / 6 °C

ERA
Sot pasdite (e premte dt.18) dhe nesër (e shtunë dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.