Plane për fundjavë? Si do të jetë moti të shtunën!
E Premte 22 Shkurt 2019, 08:08
Dritare.net
Vranësira të dendura dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh do të dominojnë paraditen e së shtunës. Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në rajonin jugor-juglindor duke gjeneruar reshje shiu dhe dëbore. Megjithëse nata do të sjellë reduktimin e reshjeve, moti sërish do të jetë i ftohtë. Nga meteoalb mësohet se, temperaturat do të ulen në mëngjes, por edhe në mesditë duke luhatur vlerat nga -8, deri në 14 gradë celsius./K.C/dritare.net