Plagosja e vëllait të kryebashkiakut, arrestohen dy persona në Bulqizë
Dritare.net
Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizë Lefter Alla, Vangjel Alla është plagosur disa ditë më parë në Bulqizë.
Policia, ka njoftuar se pas kësaj plagosje janë arrestuar dy persona.
Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe bashkëpunëtori, i cili dyshohet se ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen dy shtetas në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A. Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.
Si dhe në Burrel ndalohet një shtetas në kërkim. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V. A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit:
- Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes. D. S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes.
________
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u ndalua shtetasi në kërkim :
- L (P), 24 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje “, si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me datë 22.02.2019 , ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm, do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër e Mat për hetime të mëtejshme./ I.M-Dritare.net