Pjesëmarrja e ulët/ Maqedonia e Veriut drejt raundit të dytë?

Janë mbyllur vendvotimet në Maqedoninë e Veriut, pasi ka pasur një përqindje të vogël votuesish. Mësohet se, deri në 18:30, kanë votuar 662 827 votues, ose 39.71%. Duket se pas kësaj Maqedonia e Veriut do të shkojë në një raund të dytë zgjedhjesh për president, pasi në të parin pati një pjesëmarrje shumë të ulët.

Në raundin e dytë, i cili do të mbahet më 5 maj, 15 ditë pas raundit të parë, fiton kandidati me shumicë votash. Në raundin e dytë kalojnë vetëm kandidatët që kanë shumicë votash në raundin e parë. Pra në raundin e parë, janë tre kandidatë, në të dytin do të jenë vetëm dy, që kanë marrë më shumë vota sot. /K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Zgjedhjet për Akademinë e Shkencave, Skënder Gjinushi jep dorëheqje nga funksionet politike

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.