Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pirro Çako: Ja amaneti që më la babai!

Pirro Çako: Ja amaneti që më la babai!
Kantautori i njohur Pirro Çako i ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për ritkhimin e tij në muzikë pas 7 vitesh.

Çako ka bërë një dedikim mjaft prekës në emision për të atin e ndjerë, Gaqo Çako dhe familjen e tij, të cilët ishin shtysa kryesore për rikthimin në muzikë.

“Ishte familja ime që insistonte, mamaja më lutej ‘pse nuk kthehesh’. Në një debat kur babai ishte ende në muajt e fundit i thashë: ‘Boll nuk bëj më këngë’. Por ai më kujtoi Verdi-n, i cili ka bërë muzikë deri në moshën 82-vjeçare, ishte gjeni në atë moshë. Më tha: Pse të mos shkruash këngë sa më gjatë? Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ia vlejë”, u shpreh kantautori.

Çako tha se këtë amanet të babait do ta realizojë dhe nuk do të heqë dorë nga muzika.

“Kjo frazë më kthehet çdo ditë kur eci rrugëve, kur s’kam dëshirë të punoj. Kam bërë betimin që do t’ia realizoj atë dëshirën dhe këshillën që më dha për të mos ndaluar asnjëherë së bëri muzikë, por gjithmonë me moderacion”.-tha Çako./ I.M-Dritare.net