Piloti i propozon të dashurës për martesë gjatë fluturimit
Dritare.net
Në momentin që sheh videon e propozimit të pilotit, mendon se je duke parë një film të Hollywood. Piloti Dooley Ellis, i cili prej 30 vitesh, bën njoftime hyrëse dhe dalëse të fluturimeve, por njoftimi i bërë gjatë kësaj fundjave i ndryshoi jetën.
Aeroplani ishte nisur nga Melbourne për në Los Anxheles, kur piloti i tha gjithë bordit se mes tyre ishte një pasagjere e veçantë, Ana, e cila po shkonte në Amerikën e Jugut për të takuar familjen.
“Por unë dua të sigurohem që ajo do të kthehet sërish me mua në Australi.”- ka shtuar ai.
Më pas bëri pyetjen “Do të martohesh me mua?”
Propozimin e bëri në spanjisht, pasi çifi ishin takuar në Spanjë katër vite më parë.
Video e postuar në facebook nga kompania ajrore Quantas, është parë më shumë se 400,000 herë. Shihni dhe ju momentin e propozimit special./ dritare.net