Pikët ndaj Elvanës/ Reagon anëtarja e jurisë: Ndihem e fyer, votimi ishte i pastër
Dritare.net
Ajo është shprehur se në lidhje me pikët apo fituesin nuk është bërë asnjëherë një diskutim apo llogari. Sipas saj, është e nevojshme, që RTSH-ja, të bëjë një reagim që të sqarojë opinionin publik. Më tej Petro shprehet se ka ende kohë deri në Eurovizion, ndaj nëse ka pakënaqësi, të ngrihet një tjetër juri, për të analizuar këngët.
“Gjithë kohës që kemi qenë në koncert bisedat ishin te kënaqësia e spektaklit, duke dëgjuar këngët harroja që isha pjesë e jurisë, edhe anëtarët e tjerë merrnin kënaqësinë e këngëve. Nuk është diskutuar se cilat janë preferencat e secilit prej nesh, këtë e them me kompetencë. Nuk u bë llogari. Emri i Elvanës as nuk është zënë ndonjëherë as nga anëtarët e jurisë; edhe kur na mblodhën në dhomë (për të votuar) nuk është zënë në gojë as emri i Elvanës as i asnjërit këngëtar.
Nuk ishim ne që ju thamë na merrni në juri, na thirrën e pranuam u ndjemë të nderuar, duhet një reagim publik institucional, i organizatorëve, çdo gjë është bërë në rregull. Na vjen keq që na ndanë juria shqiptare e huaj, të bësh ndarjen juria shqiptare nuk janë të zotët, të korruptuar e kam ndjerë veten të fyer. Deri për Eurovizion ka kohë që të analizohen faktet, të hetohet, të ngrihet një juri tjetër”, u shpreh Petro./L.F-dritare.net