Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut 313
E Hënë 19 Gusht 2019, 18:06
Dritare.net
Drejtori Burgut 313, Maksim Hamitaj, është pezulluar nga detyra. Sipas BalkanWeb, ai është shkarkuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Hamitaj është zëvendësuar nga Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit. Shkak i pezullimit të këtij drejtori është bërë i dënuari Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës./L.F-dritare.net