Peticioni britanik merr një milion firma për 24 orë, për qëndrimin në BE

Një peticion për revokimin e nenit 50 dhe qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, ka mbledhur më shumë se 860 mijë firma në më pak se 24 orë, të enjten.

Postuar në faqen e internetit të parlamentit britanik, peticioni nënvizon: Qeveria përsërit gjithnjë se dalja nga BE është vullneti i popullit. Ne duhet t’i japim fund kësaj duke provuar fuqinë e mbështetjes së popullit për qëndrimin në BE. Një referendum tjetër mund të mos mbahet, ndaj votoni tani”.

Peticionet me më shumë se 100 mijë firma, automatikisht merren në konsideratë për debat në parlament. Peticioni u postua të mërkurën në mbrëmje dhe mori më shumë se 100 mijë firma vetëm në dy orët e para ndërsa mëngjesin e të enjtes, interesi ishte aq i madh sa që faqja e internetit e parlamentit britanik, u bllokua për disa orë.

LEXO DHE :  Edhe Kadri Veseli i PDK bën thirrje për zgjedhje të parkohshme

Sipas zyrtarëve, bëhet fjalë për rreth 2 mijë firma të reja çdo minutë. Janë të shumtë edhe personalitetet që kanë shprehur mbështetje për peticionin. Aktori Hugh Grant ishte një prej tyre dhe në një postim në Twitter, shkruante: Unë e firmosa peticionin. Dhe duket se çdo njeri me mend në vend, po bën të njëjtën gjë. Emergjencë kombëtare. Të revokohet neni 50 dhe të qëndrojmë në BE.

Britania e madhe duhet të dilte nga blloku javën e ardhshme, por kjo skadencë tashmë është e qartë se nuk do të respektohet. Kryeministrja britanike, Theresa May ndodhet në Bruksel për të kërkuar një shtyrje të procesit por thotë se nuk do të donte që Brexiti të kapërcente 30 qershorin./Top Chanel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.