Peter Handke shpallet person non-grata në Kosovë dhe Bosnjë
E Mërkurë 11 Dhjetor 2019, 18:06
Dritare.net
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan: “Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.
Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm.”
Dhënia e çmimit Nobel për Handke ngjalli reagimi të shumta në Kosovë dhe jo vetëm. Kosova dhe shtetet e rajonit madje kishin refuzuar pjesëmarrjen në ndarjen e çmimit për Handke.
E ndërkohë, Handke është shpallur non-grata edhe në Bosnjë, për mbështetjen e tij ndaj presidentit të ndjerë serb, Slobodan Milosheviç dhe mohimin e gjenocidit të 1995 në qytetin boshnjak të Srebreniës./K:C/dritare.net