Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Peter Handke: Nuk kam shtetësi jugosllave, ja pse e mora pasaportën!

Peter Handke: Nuk kam shtetësi jugosllave, ja pse e mora pasaportën!

Shkrimtari, fitues i çmimit Nobel, Peter Handke ka reaguar së fundmi, përmes një deklarate ku ka mohuar të ketë shtetësi jugosllave. Ky reagim i Handke vjen pas lajmeve të publikuara në mediet ndërkombëtare dy ditë më parë për pasaportën e tij jugosllave. Menjëherë pas kësaj, shteti austriak nisi hetimet, për të zbuluar nëse ai e ka humbur apo jo shtetësinë e Austrisë, pasi kishte dyshime të forta se shkrimtari ka pranuar shtetësinë e ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

“Nuk kam shtetësi jugosllave, më dhanë pasaportën për të udhëtuar.”, ka thënë Handke për Vecernje Novosti.

Fillimisht u raportua nga sajti hulumtues 'Intercept' se në vitin 1999 në ambasadën e atëhershme të Jugosllavisë ishte lëshuar pasaportë, me të cilën, nëse shqyrtohet ana ligjore ai automatikisht humbet shtetësinë austriake./K.C/dritare.net