Përveç çokollatës, bananeve tashmë edhe birra gjermane me pesticide
E Enjte 25 Shkurt 2016, 15:03
Dritare.net
Sasia e këtij pesticidi varion nga 0.46 deri në 29.74 mikrogramë për litër. Në rastin më ekstrem, sasia e pesticidit është 300 herë më e lartë se masa e lejuar me ligj në ujin e pijshëm, që është 0.1 mikogramë.
Por për birrën nuk ka një sasi kufi. Birrat me sasi më të mëdha të pesticidit janë Hasseroeder, Jever dhe Warsteiner.
Ekspertët thonë se edhe këto sasi nuk përbëjnë rrezik për njeriun. Megjithatë, ky pesticid dyshohet se shkakton kancer, edhe pse shkencëtarët thonë se nuk e kanë provuar përfundimisht diçka të tillë. Duket se Europa është në alarm për atë që po konsumon, pasi mjaft produkte po dalin të dëmshme, duke filluar me çokollatat, bananet dhe tashmë birra.