Përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”, ura lidhëse mes shteteve të rajonit
E Mërkurë 29 Maj 2019, 15:03
Dritare.net
Realizimi i këtij projekti u cilësua si një rrugë që do të shërbejë si një urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje që do të përfitojë gjithë rajoni i Ballkanit.
Pjesë e këtij inaugurimi ishin krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ndërsa të ftuar ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe ministra dhe deputetë të Kosovës, ndërsa mungoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama./dritare.net