Përplasjet në KZAZ, reagon OSBE: Autoritetet të ndëshkojnë përgjegjësit e dhunës

Pas përplasjeve të dhunshme të ditës së otme, ku janë sulmuar disa KZAZ, në qytete të ndryshme, ka reaguar prezenca e OSBE.

OSBE kërkon nga forcat politike që të mos nxisin dhunë në të kundër do mbajnë përgjegjësi ligjore.

Gjithashtu, OSBE bën thirrje që autoritetet të marrin masa për të ndëshkuar përgjegjësit.

“Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri.”, thuhet në reagim./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 21 korrik 2019

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.