Përplasjet në KZAZ në Kukës/ Prokuroria kërkon burg për 6 persona, mes tyre Drejtori i Policisë Bashkiake

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka kërkuar të lihen në burg gjashtë prej personave të proceduar për trazirat në KZAZ-të e këtij qyteti.

Nga organi i akuzës është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg” për, Korab Domi, Afrim Petku, Jonuz Hoxha, Hazir Halilaj, Shkelqim Elezaj dhe dhe Drejtorin e Policisë Bashkiake, Flamur Sadria, i cili është në kërkim, ndërsa vijon të mbahet i arrestuar Lulzim Shehu.

LEXO DHE :  Irani arreston 17 persona: Ishin spiunë të CIA-s

Nga ana tjetër prokuroria ka kërkuar “arrest shtëpie” për 4 persona, dhe “detyrim praqitje” për 4 të tjerë.

Tanimë pritet edhe vendimi i gjykatës për këta 14 persona./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.