Përplasje në koalicion, deputeti i PS-së: Qeveria pa Edi Ramen nuk është sakrilegj
E Premte 14 Prill 2017, 18:06
Dritare.net
Në një postim të fundit në rrjetin social, deputeti socialist Pjerin Ndreu duket se nuk është krejt kundër një ideje të tillë ndërsa shkruan se: “Qeveria pa Edi Ramen nuk është sakrilegj”. Por sipas tij e rëndësishme është që “qeveri me frymëzimin e Saliut dhe me pjesëmarrjen e shokëve te tij është katastrofe”. Duket se deklarata e Luan Ramës, është paralajmërimi i një zhvillimi të ri për zgjidhjen e krizës politike në vend, ku në tërësi përafrohen 3 qëndrimet e palëve, ajo e Metës për një qeveri besimi, ajo e Ramës se socialistët dhe LSIja janë mandatuar për një qeverisje 4 vjeçare, dhe ajo e Lulzim Bashës për një qeveri pa Ramën, kryeministër.