Përplasja Meta-Rama/ Hila: Njëri do fitojë në fund. Koçiu-Andoni: Do ketë marrëveshje
E Mërkurë 20 Nëntor 2019, 21:09
Dritare.net
Në emisionin Arena në RTV ORA, gazetari Dritan Hila ka thënë se nga përplasja mes Presidentit Meta, dhe kryeministrit Rama njëri nga ta do të mbesë në këmbë.
Ndryshe mendojnë gazetarët Ben Andoni me Mimoza Koçiu, të cilët shprehen se palët do të bëjnë marrëveshje, dhe historia do të përsëritet.
Ben Andoni: Unë mesoj si Mimoza Koçiu, këta po shkojnë drejt ndarjes finale, të atyre sinorëve që kanë.
Hila: Unë mendoj se i kanë të ndara tanimë
Koçiu: Jo, ende jo!
Andoni; Meta ka humbur shumë.
Hila: Unë mendoj se ai e ka llogaritur se në fund, njëri do të mbesë në këmbë nga kjo përplasje.
Koçiu: Unë mendoj se historia do të përsëritet, sepse po merren vesh në ndarje./ I.M-Dritare.net