Përplasja e policëve me Audi, gazetari: Dosja u kthye pa autorë në Elbasan
Dritare.net
‘Më tërhoqi vëmendjen para dy ditësh një vendim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të kaluar në Elbasan dosjen e goditjes së patrullës së policisë para një viti me atë audin e famshëm. Pas asaj ngjarje u bë një rrëmujë e madhe. Ministri i Brendshëm shkoi tre herë atje. I shkarkua zinxhiri drejtues i policisë së Elbasanit, u çua një nga efektivët më të zgjedhur në atë kohë zv/drejtor i Policisë, dhe sot që flasim Krimet e Rënda e kanë kthyer në Elbasan, pasi nuk ka elementë të krimit të organizuar. Nuk është vetëm problem i Prokurorisë, por edhe i policisë. Kjo ngjarje ku vetë policia është e dëmtuar dhe ku shumica e qytetarëve të Elbasanit e dinë shumë mirë kush ishin autorët, kthehet atje pa autorë në Prokurorinë e Elbasanit a thua se është një vjedhje marketi në një rrugë të humbur. “, tha Sokolaj/Oranews/
https://youtu.be/vNO_yaHZo7I