Përplasja civile ka nisur tanimë!

Nga Isa Myzyraj

Kurrë më shumë se këto kohë nuk është artikuluar përplasja civile, pas vitit të tmerrshëm 1997.

Ajo përplasje civile që është artikuluar deri më sot, tanimë ka nisur, dhe nëse mendoni se përplasja do të jetë me armë e tanke si në 97’ ajo nuk do të vijë kurrë, sepse tanimë kushtet e brendshme dhe faktori ndërkombëtar nuk do ta lejonte një gjë të tillë në një vend anëtar të NATO-s.

Përplasja civile ka nisur në Tropojë dhe në Shkodër.

Mjafton të shikohet videot që vijnë sot nga Tropoja, për të ngritur alarmin se kjo situatë shpejtë mund të dalë nga kontrolli, e vërteta është se situata ka dalë tanimë nga kontrolli por le të shmangim atë që nuk e do askush, viktimat.

Dhjetëra opozitarë në Tropojë të martën sulmuan KZAZ atje, dhe situata duket mjaft e rëndë saqë duhej të ngrinte institucionet në këmbë.

Nga ana tjetër në Shkodër, kryetarja e Bashkisë në deklarata të përditshme si kurrë më parë, lajmëron një situatë aspak të zakontë.

Policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë filluar përplasjen se kush ka më shumë e më pak kompetenca brenda territorit administrative të Shkodrës.

Voltana Ademi thotë nuk do të lejojmë zgjdhjet në zbatim të dekretit të Presidentit, policia e shtetit duhet të bëjë punën e saj në zbatim të vendimeve të KQZ që puna në KZAZ të të vijojë normalisht.

LEXO DHE :  Një magji e vërtetë/Ja çfarë ndodhi mbrëmë në festën e  Arbana Osmanit!

Të gjithë janë në situate mes dy zjarresh, situata këto që nga ora në orë do të tensionohen akoma më tej, për të arritur të paimagjinueshmen me datën 30, ditën e zgjedhjeve lokale.

Me videot që vijnë nga Tropoja dhe nga Shkodra, është fare e qartë që nëse deri me 30 qershor nuk do të ketë një marrëveshje politike, ajo ditë nuk do të jetë thjesht ditë zgjedhjet, por ditë që do të ngelet gjatë në historinë e errët të Shqipërisë, në atë histori që nuk do donte askush ta shkruante, por historia duhet thënë ashtu siq është.

Mazhoranca dhe opozita nga njëra anë, e Presidenti nga ana tjetër po e çojnë popullin në një përplasje të rëndë që tanimë ka nisur.

Çdo orë që kalon situata do të tensionohet edhe më tej, çdo retorikë nga tre kampet do të nxeh akoma më shumë gjakrat, prandaj sot më shumë se kurrë situata është e hapur për shumë skenare, dhe i vetmi skenar i njohur është se ushtria kontrollohet nga NATO./ Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.