Përplaset nga makina, vdes 35-vjeçarja në aksin Levan-Tepelenë
E Diel 11 Gusht 2019, 18:06
Dritare.net
"Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).
Eshtë bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.",- njofton policia./K.C/dritare.net