Përplaset nga kamioni, humb jetën 26-vjeçarja
E Mërkurë 26 Qershor 2019, 13:01
Dritare.net
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot. Një makinë tip “Smart” është përplasur nga një kamion.
Për pasojë, 26-vjeçarja, drejtuesja e ‘Smartit’ ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje./E.B-dritare