Përplasen tri makina në aksin Fier-Lushnjë, dy të plagosur

Tri makina janë përplasur te kryqëzimi “Pushimi i Shoferit”, në aksin Fier-Lushnjë.

Dy automjete kanë përfunduar në kanal, ndërsa e treta është larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes mes tyre.

Si pasojë e përplasjes dy persona janë plagosur, janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO DHE :  E diagnostikuar me sëmundjen që e kanë vetëm 250 veta në botë/ 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja apel për ndihmë

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./K.C/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.