Një grua e ka denoncuar rojen e hotelit në Tiranë për përndjekje dhe Gjykata e ka dënuar me 1 vit burg. Ajo punonte si pastruese në të njëjtin hotel me rojen. Ata fillimisht kishte krijuar lidhje miqësie me njëri-tjetrin dhe më pas kishin nisur lidhje. Por kjo lidhje duket se ishte kthyer në një fiksim për rojen, i cili e ndiqte ngado këtë grua. Gjatë deklarimeve në gjykatë, pastruesja është shprehur se i dënuari F. Z., ishte kthyer në një shqetësim për të dhe familjen e saj, pasi e priste te pallati dhe e ndiqte ngado që shkonte. Por roja i dënuar është shprehur se me denoncuesen kishte bërë seks edhe pas denoncimeve që ishin bërë nga ajo në polici.
“Në asnjë moment nuk e kam përndjekur, pasi ka qenë dëshira e saj të lidhej me mua. Ne edhe pas kallëzimit në polici kemi kryer marrëdhënie seksuale me njëritjetrin”, ka thënë ai, shkruan Shekulli.