Përmbarimi nxjerr me forcë familjen nga Pogradeci, zonja e shtëpisë kërcënon se do të vrasë veten
E Mërkurë 22 Nëntor 2017, 14:02
Dritare.net
Sipas Behare Rushitit, përmbarimi ka ndërhyrë pa përfunduar gjyqi dhe i ka larguar me forcë. Zonja gjithashtu deklaron se policia i ka dhunuar vajzën 14 vjeçare, e cila nuk donte të dilte nga banesa. Behare Rushiti kërcënon se do të vetëvritet duke varur veten përpara shtëpisë nëse e lënë në mes të rrugëve. Ndërkaq 40 vjeçarja, është transportuar me ambulance për në spital në gjendje të fikëti./D.M-Dritare.net