Përleshet çifti në Durrës, burri i hedh ujë të nxehtë, gruaja e qëllon me enë kuzhine

Konfliktohen për punë parash e më pas sherri degjeneron në sulm fizik të rëndë nga ana e një burri kundrejt bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në një familje në Durrës, ku bashkëshorti i ka hedhur ujë të nxehtë në fytyrë e trup gruas së tij.

Sipas policisë, Erion Bregasi 35 vjeç, pas një konflikti me bashkëshorten e tij 32-vjeçare, shtetasen F.B., i ka hedhur ujë të nxehtë në trup duke e djegur në disa pjesë të trupit. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore gruaja është larguar për në banesë, ndërsa bashkëshorti është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.

Nga burimet policore, mëson se pasi Erion Bregasi ka vajtur në shtëpi, gruaja ka nisur t’i kërkojë llogari se ku i kishte shpenzuar paratë. Teksa bërtiste duke i kërkuar llogari të shoqit, gruaja kishte vënë në zjarr tenxheren për të përgatitur ushqimin, dhe në një moment, ai e ka marrë atë dhe ia ka hedhur mbi fytyrë dhe kurriz.

LEXO DHE :  Ja 8 lulet që do e bëjnë shtëpinë tuaj të freskët këtë verë!

Por jo vetëm gruaja është dhunuar nga ana e të shoqit, pasi dhe ajo ka marrë çfarë i ka dalë përpara dhe ia ka hedhur në trup e fytyrë burrit. Me gota, pjata e sende të ndryshme në kuzhinë, 32-vjeçarja ka sulmuar të shoqin, i cili po ashtu ka marrë disa dëmtime.

Pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, gruaja e ka denoncuar ngjarjen në komisariat, e më pas uniformat blu bënë arrestimin e 35-vjeçarit. Çifti jeton në lagjen nr. 15 në Spitallë, e mësohet se burri është nga Përmeti e gruaja nga Kavaja./Durreslajm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.