Përjashtim tre vite për fishekzjarrët e hedhur gjatë Itali-Shqipëri
E Diel 9 Prill 2017, 21:09
Dritare.net
Tifozi ishte pjesë e grupit që hodhi fishekzjarrë në “Renzo Barbera” duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes dhe është arrestuar falë identifikimit nëpërmjet pamjeve filmike të kamerave të stadiumit. Kuestura e Palermos ka dhënë paraprakisht për të masën e përjashtimit nga të gjitha ambientet ku zhvillohen aktivitetet sportive në territorin italian për tre vitet e ardhshme.
Ndërkaq, po për këtë ndeshje, janë ndëshkuar edhe katër tifozë të tjerë, shtetas italianë, të cilëve do u mohohet për dy vite hyrja në ambientet sportive. Arsyeja? Kishin kaluar rrethimin me synimin për të ndjekur ndeshjen pa biletë. (panorama sport)