Përgjimet me rusët, Thaçi: Zaev më kërkoi falje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me rusët, për ndarjen e Kosovës.

Thaçi ka deklaruar se Zaev e ka telefonuar për t’i kërkuar falje dhe për t’i thënë  se ato biseda janë bazuar në thashethemet ruse dhe se nuk ishin reale

Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin rreth 20 minuta, ai më ka thirrur për t’u sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rëne pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do t’i jepen Serbisë janë të bazuara na thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënat e Gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse. Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njëjtën kohë. Ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit të cilët e kanë thirrur në telefon, se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por të gjitha janë të bazuara në thashetheme. Raportet me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike”, tha Thaçi/E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Rama nuk i lë batutat  as me Konten: Ne që dashurojmë Evropën, nuk marrim shembull nga divorci i Britanisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.