Përgatituni për të ftohtin e acartë, nga nesër ulen temperaturat

Prej disa ditësh temperaturat pësuan një rritje duke u konsideruar si ditë të “ngrohta dhjetori”.

Por si duket kjo gjë do ndryshojë nga nesër pasi temperaturat do të shkojnë nën zero. Ashtu si edhe sot, edhe nesër parashikohen reshje ndërsa ditën e martë do të ketë mot me diell.

Vlerat e temperaturave në vend priten të shkojnë deri në minus 4 gradë Celsius.

LEXO DHE :  Ja efektet e sodës së bukës, në ndalimin e dhimbjeve të artritit!

Ulja do të nisë që nga dita e nesërme ku parashikohet një vlerë minimale deri në minus një gradë, për të kulmuar të martën, të mërkurën dhe të enjten në minus katër gradë celcius.

Në Veri të vendit dhe në zonën Juglindore të Korçës, temperaturat do të shkojnë deri në minus 9 gradë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.