Përgatisni petullat më të shkrifëta që keni ngrënë ndonjëherë
E Martë 8 Janar 2019, 13:01
Dritare.net
Përbërësit:
1 banane
1 vezë
1 gotë miell (rreth 200g)
½ lugë çaji sodë buke
1 gotë qumësht (rreth 300ml)
1 majë lugë çaji kripë
Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje)
Përgatitja:
Qëroni bananen, prejeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje. Më pas shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën.
Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Është mirë që brumi të lihet mënjanë për rreth 1 orë para se të përdoret.
Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave. Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle, ose mjalt sipas dëshirës./dritare.net