Përfundon numërimi/ Triumfon opozita në Stamboll, ja me sa vota humbi Erdogan!

Tanimë është pothuajse zyrtare rezultati i votimeve në Stamboll të Turqisë.

Kandidati i opozitës, Partisë Aleanca e Kombit (CHP) Ekrem Imamoglu, është fitues i zgjedhjeve lokale, përballë kandidatit të Aleancës Kombëtare (AK) të Erdiganit Binali Yıldırım.

Me gjithsej 99.37 për qind të votave të numëruara, İmamoğlu fitoi 54,03 për qind të votave, ndërsa Binali Yıldırım i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) mori 45,09 për qind

İmamoğlu mori 777.581 vota më shumë se rivali i tij, gjegjësisht ai fitoi gati 4,7 milionë vota, kurse Yıldırım rreth katër milionë.

“Rivali im Ekrem İmamoğlu po udhëheq aktualisht. E përgëzoj dhe i uroj suksese”, tha Yıldırım pas shpalljes së rezultateve të para jozyrtare.

“Ne do të përpiqemi ta mbështesim atë në çdo punë që do të bëjë në emër të qytetarëve të Stambollit”, shtoi ai.

LEXO DHE :  Akuzat për falsifikim të fletëve të votimit, reagon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

“Zgjedhje do të thotë demokraci. Këto zgjedhje treguan edhe një herë se demokracia në Turqi funksionon në mënyrën më të mirë”, deklaroi Yıldırım.

“Pjesa më e rëndësishme e zgjedhjeve të sotme në Stamboll është kontributi që do të kenë në demokracinë e Turqisë. Uroj që rezultati të jetë në dobi për shtetin tonë dhe Stambollin”, tha İmamoğlu duke folur për mediat në Stamboll.

Imamoglu fitoi zgjedhjet pas një përplasje të madhe ligjore, dhe pasi Erdogan kërkoi ripërsëritjen e zgjedhjeve të 31 marsit, ku Iimamoglu fitoi për herë të parë Stambollin.

Kjo është një goditje e rëndë për Erdoganin në pushtet, pasi ai ka humbur tanimë edhe qytetet më të mëdha si Stambollin, Izmirin dhe Antalyan./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.