Përfundon ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës, nesër hapet rruga
E Shtunë 30 Qershor 2018, 19:07
Dritare.net
Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, në një prononcim për mediat tha se rikonstruksioni i akseve të planifikuara është bërë i mundur në 16 ditë.
“Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 ditë pune duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugore, nesër trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndjesë për shqetësimin që ju kemi sjellë”, tha ai. V.D/dritare.net/