Përfundon mbledhja e PS, Balla: Ja çfarë vendimesh u morën!
Dritare.net
Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka dhënë disa detaje nga mbledhja e PS-së.
Sipas Ballës, të premten do të thirret Asambleja Kombëtare. Gjithashtu Balla u shpreh se, dialogu me opozitën është thelbësor.
Balla tha se, gjatë mbledhjes, ata morën një miratim për riformatimin e sekretariatit, gjithashtu u diskutua për riorganizimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Instastory’ ka nxjerrë një foto, ku njofton edhe rendin e ditës dhe çështjet që u diskutuan në mbledhje.
Nga 'balkanweb mësohet' se, se në mbledhjen e Kryesisë nuk ka pasur diskutime për ndryshime në kabinetin qeveritar dhe me shumë gjasa nuk do ketë as në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të premten. Mësohet se fokusi i PS mbetet përgatitja për zgjedhjet lokale.
/K.C/dritare.net