Përfundon mbledhja e Kryesisë, Spiropali: PS nuk negocion për zgjedhjet

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, përmes një deklarate për medie ka folur dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali. Spiropali shprehet se, do t’u ofrojnë shqiptarëve zgjedhje të mira më 30 qershor. Sipas Spiropalit është turp për PD-në që ka lënë në rrugë zgjedhësit. Spiropali ka folur edhe për protestën e të enjtes së opozitës, ku paralajmërohet bllokimi i akseve kryesore. Ajo thotë se, opozita tenton të destabilizojë vendin.

“Sot mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. PS nuk negocion për zgjedhjet. Zgjedhjet janë më 30 qershor dhe Partia Socialiste ka vendosur të marrë pjesë si subjekt politik. Ne diskutuam sot për kandidatët më të mirë që mund të kemi për secilën bashki të vendit. Deri më 13 maj do të dalin edhe koalicionet e plota dhe kandidatët për kryetarë të bashkive. Janë shumë subjekte politike që kanë hyrë në garë me ne. Janë 42 parti të tjera të regjistruara. Ata që kanë braktisur zgjedhjet nuk janë opozita e vendit, por disa parti që kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje. PD , LSI dhe parti të tjera, për turp të tyre nuk hyjnë në zgjedhje duke lënë mbështetësit e vet rrugëve. Hera e parë që ndodh. Keqardhje e madhe dhe turp për ato parti.”,- tha Spiropali. /K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Nju Jork/ Këmbësorët do të gjobiten, nëse shkëmbejnë mesazhe teksa kalojnë rrugën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.