Përfundojnë misionin pas tërmetit, ja mesazhi i Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit për shqiptarët!
E Enjte 12 Dhjetor 2019, 22:10
Dritare.net
Në video janë përmendur emra personash dhe familjesh që kanë strehuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Sot pas 76 vjetësh, izraelitet i kthejnë ndihmën Shqipërisë, thuhet në video.
“Ndonjëherë vendet e vogla mund të bëjnë gjërat të mëdha
Dërgimi i një delegacioni për të ndihmuar popullin e Shqipërisë pas një tërmeti, ka një kuptim shumë më të madh për popullin e Izraelit, nga sa dikush do të mendonte. Ja pse!”,- shkruan Ministria e Mbrojtjes në Facebook, ndërsa poston videon./K.C/dritare.net