Sipas dritare.net, nëse ju përdorni dietën Keto do të mahniteni me përfitimet e saj.
1- Nivelet e energjisë suaj do të rriten
Mos ndoshta këto kohë po stërviteni më shumë seç duhet? Epo ndiqni dietën Keto dhe do të dobësoheni shpejt edhe shëndetshëm. Nuk keni nevojë të sforcoheni kur të bëni ushtrime. Ne nuk po ju themi të mos bëni palestër. Bëni, por me dietën Keto do të jeni edhe më të shëndetshëm edhe do të dobësoheni lehtësisht.
2- Ankthi dhe depresioni zvogëlohen
Nëse ju ndiqni këtë dietë të pasur, ju nuk do të keni më ankth, stres, dhe miqtë tuaj do t’i keni gjithmonë afër, pasi nervat tuaj do të jenë më të qetë dhe nuk do të acaroheni me gjëra koti.
Sipas një studimi, dieta Keto ndihmon në zvogëlimin e ankthit. Hulumtimi sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të përfitimeve mbrojtëse të trurit nga marrja e yndyrave të shëndetshme dhe niveleve të ulëta të sheqerit.
3- Ju mban larg diabetit të tipit 2
Siç e thamë edhe më lart, dieta Keto është e ulët në karbohidrate edhe sheqerna. Për pasojë edhe rreziku nga diabeti i tipit 2 është edhe më i ulët. Sipas dritare.net, për njerëzit e diagnostifikuar me diabet, kjo dietë mund t’i ndihmojë në menaxhimin e gjendjes. Kjo dietë gjithashtu mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
4- Mëlçia juaj do të jetë më e shëndetshme
Akumulimi i yndyrës në mëlçi zakonisht lidhet me diabetin e tipit 2. Në raste serioze, yndyrat e tepërta, mund të dëmtojnë mëlçinë. Nëse mëlçia juaj është e rrezikuar nga yndyra ju duhet të përdorni patjetër këtë dietë për të qenë edhe më të shëndetshëm.
5- Shenjat e inflamacionit bien
Skuqja, çarja e lëkurës, tharja, dëmtimi i saj vijnë si shkak i kequshqyerjes dhe keqtrajtimit. Nëse ju përdorni dietën Keto, këto probleme në lëkurën tuaj do të zhduken.
Mjekët mund të matin nivelet e inflamacionit në trup, duke përdorur testet e gjakut për proteinat C-reaktive me ndjeshmëri të lartë (hsCRP) dhe numërimin e qelizave të bardha të gjakut (WBC). Në studimet e kryera u zbulua se, për të gjithë ata që vuanin nga dëmtimi i lëkurës, duhet patjetër të mbështeteshin te një dietë, për ushqimin. Pra nëse ju doni të kujdeseni për veten, dritare.net ju sugjero dietën Keto.
6- Truri juaj do të jetë më i shëndetshëm
Ka shumë prova që tregojnë se, truri vepron në mënyrë efikase me ketonet, sesa me sheqerin në gjak. Ketonet janë bërë për të ushqyer trurin në mungesë të glukozës. Në një dietë normale, truri merr 100 për qind të energjisë së tij nga glukoza. Në një dietë ketogjenike, deri në dy të tretat e energjisë së trurit vjen nga ketonet. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net