Përdhunoi të miturin, arrestohet 34-vjeçari nga Kruja
Dritare.net
Policia raporton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar, D.Toci.
6-vjeçar është gjetur i lënduar dhe me hematoma në trup nga banorë të zonës. Ka qenë 6-vjeçari që u ka treguar prindërve të tij për atë që i kishte ndodhur.
Të tronditur nga akti i kryer, prindërit i janë drejtuar policisë e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit.
“Arrestohet shtetasi D.T. banues në fshatin Shkozë e Madhe Krujë. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëfshatarin e tij 6-vjeçar.”, -raporton policia.
Sipas policisë, 34- vjeçari është me probleme psikike dhe ka qenë i shtruar më parë në spitalin e Elbasanit.
Toci nuk e ka pranuar ta ketë kryer një veprim të tillë, por policia po vazhdon me hetimet, për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes./K.C/Dritare.net