Përdhunoi e vrau 10-vjeçarin, monstra e Peshkopisë tenton vetëvrasjen. Nëna tregon detajet
Dritare.net
Nëna e Shpetim Zizës, Melita ngre akuza për drejtuesit e institucionit ku vuan dënimin djali i saj, pasi sipas saj ai dhunohet brenda qelisë dhe nuk kurohet. “Është varur, ka prerë damarët, ca nuk ka bërë. Do vdes, do shkojë tek vëllai. Ka tentuar që të varet në banjo, por e kanë shpëtuar sçrish. Njëherë e çuan me urgjencë në spital. Para 3 muajve shkova tek djali e më tha: S’jam mirë më kanë rrahur. Kur shoh unë çarçafët, ishin gjithë gjak. I thash këtë kam, budalla apo të saktë. I thash pse ma rrihni. I mora çarçafët dhe thash do ju bëjë ekspertizën. Unë kam prova, policët e dhunojnë. Drejtori i burgut më thotë se ai shan”, pohoi nëna.
Ngjarja horror
Vogëlushi Besim Çenga u zhduk pa gjurmë më 23 tetor të 2007-ën, ndërsa trupi pa jetë i 10-vjeçarit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, pas 5 ditësh. Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë. Sipas vendimit të gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Ngjarja ishte makabre për të dy familjet.