Për shqiptarët që nuk votuan dje!

Nga Fjorda Llukmani

Pse s’kanë votuar ata që s’votuan? Nëse mendoni që Shqipërisë i duhen votat e atyre që përhapin dhunë e rrëmujë, e keni gabim. Votat e tyre na duhen nëse ndryshojnë mënyrën e komunikimit ose të kërkimit të gjërave. E çfarë tregoni duke vizatuar organe gjenitale nëpër fletë votimi aman? Po edhe sa kohë do të vazhdoni me këto mënyra primitive më qafshi?

Në këtë rast do të doja shumë që ndonjë prej këtyre mentorëve e opinionistëve që janë kundra çdo gjëje dhe bëjnë gam-gam në Facebook gjithë vitin, të futen në politikë e të na e marrin mendjen të gjithëve (siç e bëjnë online) që ta votojmë.  E mbani veten për njësha të fjalës ju? Hë pra pse s’del ndonjëri? S’besoj se ka kohë më të duhur se tani për këdo që të bëjë revolucion në politikë. Për sa kohë s’del askush rrini pra e mirë t’ju bëhet. “E thëna me të bërën janë shumë larg!”,- ka thënë populli.

Turp i madh që problemin e kemi me njëri-tjetrin, e nuk merremi dot vesh, megjithëse flasim të njëjtën gjuhë. Ata që nuk kanë votuar, janë një pjesë e mirë e shoqërisë për të cilën vendi ka nevojë dhe s’e kam fjalën për zaret e partive.  E kam fjalën për disa si miqtë e mi të rinj që janë nëpër plazhe. Të paktën 50% e atyre që njoh janë goca dhe çuna me shkollë, punë dhe një karrierë të konsoliduar. Mendimi i tyre na nevojitet më shumë.

LEXO DHE :  Rama publikon të dhënat: Rritet shërbimi i cilësisë për drejtuesit e automjeteve

Shqiptarët nuk votojnë sepse:

  1. U ka humbur besimi se me votën e tyre do të bëjnë ndryshimin
  2. S’kanë për kë të votojnë se u duken të gjithë njësoj
  3. S’dinë ku të votojnë se shumica e rinisë s’ia ka haberin ku e si të gjejnë emrat në listat zgjedhore
  4. U përton sumlla të shkojnë deri te vendi, të presin në radhë, etj
  5. S’duan t’u japin shpjegime lagjes se për kë votuan, pasi të gjithë të ngacmojmë po të panë me shenjë në dorë apo duke dalë nga qendra e votimit (vetëm në Shqipëri është turp të kesh bindje politike për një X parti, pa lidhje d.m.th)
  6. Janë në plazh e nuk prishin terezinë apo pushimet
  7. Disa janë me pasaportizim akoma në qytetin ku kanë lindur e s’do të rrinë të marrin rrugën vetëm për një copë votë
  8. U ka bërë lavash truri partia që mbështesin për të cilën nuk i njohin as idealet, por varja këtij muhabeti
  9. Janë duke punuar e s’marrin dot leje nga shefat
  10. Po bie shi, është shumë vapë ose nuk ka transport që i çon deri në destinacion

Pikat e mësipërme kryesisht janë justifikime, të tjerat për të ardhur keq. Kur të kesh ankesa për qeverisjen nesër, pasnesër kujtohu që ti nuk votove edhe pse e ke për detyrë qytetare. Për mua zgjidhja do të ishte gjidhja do të ishte një votim elektronik që të shmangim të gjitha ato që përmendëm./dritare.net

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.