Për rolin e saj të ri, Angelina Jolie merr mësime nga fëmijët
E Diel 8 Shtator 2019, 22:10
Dritare.net
Ylli 44-vjeçar, nëna e Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, shprehet e gëzuar se do të punojë me fëmijët e saj më të vegjël, për rolin e saj si Thena në filmin e ardhshëm Marvel, shkruan dritare.net
Ajo tha: "Djali im Knox merr mësime për përdorimin e armëve, ndërsa Viv bën karate, kështu që unë jam futur në klasat e tyre. Është kënaqësi të shkosh me ta në palestër. Tani për tani kam bërë shumë stërvitje. Shpesh ndihem sikur kjo nuk do të funksionojë, por duhet ta shtyj veten."/K.C/dritare.net