Për pak orë ngjitet në skenën e Eurovizion, Jonida Maliqi ka një mesazh për të gjithë!

Pak orë para se të nisë nata e dytë gjysmëfinale e Eurovizion, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë, Jonida Maliqi ka ndarë një mesazh me të gjithë.

Ndërsa fton gjithë shqiptarët ngado që janë të votojnë numrin 14,  Jonida shkruan se, sot është mbrëmja për të cilën ka punuar me shumë dashuri.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri! Që nga emocionet e para të dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku te jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip #KthejuTokes! Për pak ore ngjitem në skenën e Eurovizion, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do të ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Paçim fat.”,- shkruan Jonida./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Rehabilitohet qendra shëndetësore e Voskopojës, Manastirliu: Standard i ri shërbimi

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.