Për habinë e askujt, një gropë u shfaq nga hiçi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë
Dritare.net
Sidoqoftë, shtëpia më e famshme në botë ka minj, buburreca dhe milingona si çdo shtëpi tjetër. Madje, që prej fundjavës që shkoi, në lulishten veriore është hapur një gropë krejt nga hiçi.
Ishte goxha më e madhe nga mes të dielës dhe të hënës. Dje kishte një diametër prej 30cm dhe një vrimë e dytë është hapur ngjitur të parës.
Sipas gazetarit që e vuri re, Steve Herman, vrimat janë mbuluar nga stafi i Shtëpisë së Bardhë.
Washington, DC shpesh përshkruhet si “moçal i korrupsionit” dhe rastësisht, qyteti është ndërtuar mbi një moçal të vërtetë. Të dhënat gjeologjike të qytetit gjithashtu tregojnë se shtresa e tokës do të fundoset me 15cm këtë shekull.
Vrima të ngjashme me këtë të Shtëpisë së Bardhë janë hapur edhe në zona të tjera të qytetit. Detyruan dy banorë të braktisnin shtëpitë e tyre në mars dhe përpinë një autobus të tërë shkolle vitin e shkuar.
Vitin e shkuar gjithashtu, një vrimë e tillë u hap papritur përpara resortit në Florida të Donald Trump./anabel.al/