është njësoj sikur tu them përse unë nuk e dua fare veten.
E kjo përgjigje u duket e tmerrshme, tingëllon vrasëse, vetëvrasëse.
Gati në sulm për të më masakruar sepse ata e dinë, u duket sikur bota ime është rozë e jeta ime mrekulli. Po, u duket.
Por çdo të thotë të duash veten? Ti që ndryshe nga unë e do kaq shumë veten.. Sa e do ti veten?
A nuk je ti që tymos pa fund e pa shkas?
Ti që rri tre ditë pa ngrënë se duhet të veshësh fustanin e ngushtë-ngushtë për tu dukur bukur në një festë që gjithsesi do mbarojë e në darkë do kthehesh sërisht vetëm në shtëpi.
Ti që i jep gaz për pesë minuta më shpejt dhe përndiqesh nga pas ngalutja e nënës “Zoti të ruajtë”.
Ti që punon dy –tre punë për një të nesërme më të mire e koha të fluturon para syve.
Më thuaj, sa e do ti veten? Sa shumë? Sa pak? Aspak?!
Është kaq e thjeshtë të veshësh këpucët e tjetrit e të përgjigjesh por gati e pamundur në të tuat.
Pranoje, jemi nga pak vetëvrasës të gjithë. Secili duke luftuar me veten një luftë të
brendshme..për tu mbajtur gjallë në emër të një motivi.
Ndaj dua t’i them sot asaj zonjës në palestër, zotërisë te parku, gjyshes në autobuz që vetëvrasja
është një sëmundje që prek qelizat e shpirtit, agoni në mendje të mbytur. Nuk ka gjini, moshë,
prejardhje, qytet, nacionalitet.
Kini pak respekt për veten , fëmijët tuaj, për motrat dhe vëllezërit shqiptarë, për çdo human në botë që në këtë moment ka dilemën për të vazhduar mes dhimbjesh pafund apo për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë sepse ndryshe nga ne ata e kanë humbur rrugën, motivin për t’ia dalë mbanë gjallë.
Nga Fieri apo jo, jemi në garë duke vrapuar për të kapur majat.
Harrojmë të ndalim, të marrim pak frymë.
Pas çdo dështimi na kanë mësuar se duhet të ngrihemi shpejt e më shpejt pa humburkohë drejt një fillimi të ri.
Po në këtë garë, garën e jetës për të qënë madhështorë duhet pranuar sa të vegjël jemi, për tu fortësuar duhet pranuar sa të dobët ndjehemi, se kemi nevojë për ndihmë dhe pak fjalë të sinqerta për të ngrohur shpirtin.